Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inflacioni në Kosovë arrin 5,1% në tetor 2025 - Rritje e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve

Vendi  |  11.11.2025 Ora 7:48   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2025. Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 5,1% krahasuar me tetorin e vitit 2024, ndërsa inflacioni mujor ishte 0,6% në raport me shtatorin 2025.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i pushimeve të organizuara (23,7%), biletave të fluturimeve (21%), energjisë elektrike (20,3%), si dhe nga rritjet në produktet ushqimore si pemët (15,3%), mishi (12,3%), dhe produktet e qumështit (7,5%).

Në anën tjetër, rënia e çmimeve është vërejtur te karburantet dhe lubrifikantët për automjetet personale (-2,6%) dhe blerja e automjeteve (-1,2%), me ndikim të lehtë ulës në indeksin e përgjithshëm.

Krahasuar me muajin shtator, indeksi është rritur me 0,6%, për shkak të rritjes së çmimeve të drurit dhe peletit (8,4%), energjisë elektrike (3,3%), dhe disa produkteve ushqimore bazë.

ASK thekson se megjithëse ritmi i inflacionit është më i qëndrueshëm, çmimet e konsumit mbeten të larta, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe ushqimit, që vazhdojnë të kenë ndikimin më të madh në buxhetet familjare.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing