Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, organizon forumin “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.
Qëllimi i forumit është të shënojë 25 vjet nga miratimi i Rezolutës 1325 të OKB-së, të reflektojë mbi arritjet dhe sfidat e grave në sektorin e sigurisë dhe të eksplorojë strategjitë e ardhshme për zbatimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.
Në këtë ngjarje marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe drejtori i Shërbimit Korrektues Ismail Dibrani.