Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të sjellë në ekran aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë Robert De Niron.
Lajmin e ka bërë të ditur producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili tha se De Niro do të portretizojë rolin e babait të tij në një histori të bazuar në ngjarje reale nga masakra e Reçakut dhe lufta në Kosovë.
Sipas Krasniqit, në film do të marrin pjesë 71 aktorë nga Hollywood-i dhe kontratat janë tashmë të nënshkruara.
Xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm.