Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Prishtinë përurohet parku i fëmijëve i ndërtuar nga TIKA në çerdhen “Yllkat”

Vendi  |  13.11.2025 Ora 7:54   

Në çerdhen e fëmijëve “Yllkat” në Prishtinë është përuruar parku i ri i lodrave, projekt që u realizua falë mbështetjes së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe Ambasadës së Turqisë në Kosovë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i përgjithshëm i TIKA-s, Abdullah Eren, ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angili, si dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës.

“Turqia dhe Kosova kanë një lidhje të veçantë, një lidhje vëllazërore që zgjat ndër vite,” tha Eren, duke shtuar se në këtë institucion me 280 fëmijë, këndi i ri i lodrave do të ndihmojë në zhvillimin e tyre përmes lojës dhe shoqërimit.

Ambasadori Angili theksoi rëndësinë e gëzimit të fëmijëve, duke e cilësuar buzëqeshjen e tyre si forcën më të madhe të njeriut.

“Pas meje është e shkruar ‘All for Smile’ – ‘Gjithçka për një buzëqeshje’, dhe kjo është ajo që na frymëzon,” tha ai.

Ndërsa drejtoresha e çerdhes, Rifadije Sopi, vlerësoi se ky projekt forcon lidhjet kulturore e arsimore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fëmijët.

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i TIKA-s, Abdullah Eren, është takuar ndaras me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha zhvillimore dhe arsimore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing