Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përparim Rama nis projektin për rezidenca kreative për artistë në Prishtinë

Vendi  |  13.11.2025 Ora 7:57   

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar një projekt të ri që synon transformimin e hapësirave të harruara të kryeqytetit në rezidenca kreative për artistë nga mbarë bota.

Sipas Ramës, qëllimi është që këto hapësira të shndërrohen në qendra ku do të ndërthuren kultura të ndryshme, ide të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

“Po nisim një projekt vizionar: transformimi i hapësirave të harruara në rezidenca kreative për artistë nga mbarë bota. Këto hapësira do të kthehen në vende ku takohen kultura, ide të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Krejt kjo në bashkëpunim me artistin me renome ndërkombëtare Sisley Xhafa,” ka shkruar Rama.

Projekti, që realizohet në bashkëpunim me artistin e njohur ndërkombëtar Sisley Xhafa, pritet të sjellë një frymë të re në jetën kulturore të Prishtinës dhe të forcojë lidhjet e saj me skenën artistike globale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing