Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot protesta e dytë e punëtorëve të RTK-së për paga

Vendi  |  13.11.2025 Ora 8:02   

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, SPERTK, ka njoftuar se sot do të zhvillohet protestë e dytë para objektit të televizionit publik, duke filluar në ora 11:15.

Në thirrjen për mobilizim, sindikata njofton se gjatë protestës do të bëhen të ditura hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë e nisjes së grevës dhe bojkotit të punës, nëse nuk ka përmirësime për pagat e rreth 700 punëtorëve.

“Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së,” thuhet në komunikatën e SPERTK.

Në përkrahje të protestës janë shprehur edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), duke theksuar solidaritetin me punëtorët e televizionit publik.

Kjo është protesta e dytë e thirrur nga SPERTK, pas asaj të 6 nëntorit, ndërsa punëtorët e RTK-së vazhdojnë të jenë pa paga, duke kërkuar që situata të zgjidhet sa më shpejt.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing