Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qytetarët e Kosovës po përballen me një rritje të ndjeshme të çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore bazike, duke e vështirësuar jetesën për shumë familje. Sipas qytetarëve, çmimet janë rritur deri në 30%, ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten të pamjaftueshme për të përballuar këtë kosto shtesë.
Shtrenjtimi i produkteve të domosdoshme, si vezët, ndikon sidomos në familjet në zonat rurale, ku këto ushqime janë pjesë e përditshme e mëngjesit. Qytetarët kërkojnë masa urgjente nga institucionet për të stabilizuar tregun dhe për të mbrojtur familjet nga presioni ekonomik.