Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Greva e transportit publik paralizon Prishtinën: ankohen qytetarët

Vendi  |  25.11.2025 Ora 7:44   
Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa transport publik këtë të hënë, pasi Trafiku Urban dhe operatorët privatë kanë nisur grevë për shkak të mos-ekzekutimit të pagesave nga komuna. Sipas përfaqësuesve të tyre, pagesat mungojnë prej gjashtë muajsh, çka ka sjellë borxhe të mëdha dhe pamundësi për të vazhduar shërbimin.

Ndërkohë, qytetarët ankohen se janë detyruar të kërkojnë alternativa të tjera, pasi shumë linja – veçanërisht ato që shkojnë drejt fshatrave të largëta – nuk janë funksionale.

Kjo situatë, sipas operatorëve, ka ardhur si pasojë e mungesës së fondeve dhe furnizimit me derivate, pasi kompanitë e naftës kanë ndalur furnizimin për shkak të borxheve të pashlyera.

Përfaqësuesit e transportit publik, si ai urban ashtu edhe operatorët privatë, theksojnë se nuk do të rifillojnë punën derisa kërkesat e tyre financiare të merren parasysh nga institucionet komunale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing