Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Universiteti i Prishtinës u ka bërë thirrje studentëve që kanë përfunduar studimet master gjatë këtij viti akademik të aplikojnë për bursat e vitit 2024/2025, nëse plotësojnë kushtet e konkursit.
Aplikimi bëhet me dorëzim fizik të dokumentacionit në njësitë akademike ku janë kryer studimet master, nga 24 deri më 26 nëntor 2025, deri në orën 16:00.
Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë qenë të rregullt, nuk kanë pasur vit të përsëritur, kanë përfunduar të gjitha provimet dhe temën e diplomës brenda vitit akademik, si dhe kanë mesatare jo më të ulët se 9.
UP ka njoftuar se vlera e bursës së nivelit master është 700 euro.