Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

E çuditshme: Vezët në Kosovë tashmë më të shtrenjta se pula

Vendi  |  25.11.2025 Ora 7:47   
Ditëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e çmimit të vezëve në Kosovë, pas vendimit të AUV-it për ndalimin e importeve të produkteve të shpezëve nga disa vende evropiane. Ky vendim ka sjellë shtrenjtim të menjëhershëm, me qytetarë që raportojnë se një paketim prej 30 vezësh kushton rreth 6.5 euro.

Situata ka krijuar një paradoks të pazakontë: në shumë dyqane, një pulë e ngrirë kushton rreth 3 euro, ndërsa vezët arrijnë çmim më të lartë se vetë prodhuesja e tyre.

Rritja pritet të stabilizohet me uljen e shqetësimeve për gripin e shpezëve dhe rifillimin e importit, por deri atëherë qytetarët do të duhet të përballen me çmime dukshëm më të larta se disa javë më parë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing