Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) vazhdojnë grevën për shkak të mosmarrjes së pagave. Sindikata e RTK-së ka bërë të ditur se greva zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor.
Po ashtu, Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka njoftuar se nga sot do të organizohet grevë dyorëshe para ndërtesës së Radio Kosovës. Sindikatat kërkojnë ndërhyrje urgjente nga organet përgjegjëse për të garantuar të drejtat ligjore të punëtorëve dhe funksionimin e pandërprerë të institucionit.
Greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe protestë para Qeverisë dhe Kuvendit. Mungesa e pagave rrezikon funksionimin e programeve dhe misionin publik të transmetuesit të vetëm në vend.