Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Drejtori i Bayern Munich flet per largimin e Kane drejt Barcelones

Sport  |  26.11.2025 Ora 16:30   
Bayern Munichut reagon ndaj interesit të Barcelonës për Harry Kane Drejtori i Bayern Munich, Max Eberl, nuk është i shqetësuar nga spekulimet për largimin e Harry Kane, duke deklaruar se klubi do të diskutojë rinovimin e tij siç është planifikuar në vitin 2026.

32-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027, ka qenë subjekt i interesit nga Barcelona, të cilët po kërkojnë ta rekrutojnë atë si pasardhës të Robert Lewandowskit. “Do të takohemi me Kane në janar 2026 për të diskutuar të ardhmen e tij, siç kishim rënë dakord. Mendoj se të gjithë mund ta shohim se ai është i lumtur te Bayern dhe sa rehat ndihet këtu”, ka thënë fillimisht drejtori i Bavarezëve.

Harry Kane flet për interesimin e Barcelonës “Nuk jam shumë i shqetësuar për largimin e Kane, pavarësisht gjithçkaje që po thuhet”. “Sipas mendimit tim, Harry mund të ketë padyshim një ndikim të madh në votimin për Topin e Artë këtë vit për shkak të sezonit që po zhvillon dhe asaj që bëri vitin e kaluar”. “Është e pabesueshme ajo që po arrin dhe mendoj se duhet të jetë në tre më të mirët për këtë çmim, të paktën. Nëse do të votoja, nuk do të hezitoja ta vendosja të parin për shkak të gjithçkaje që jep në fushë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, përfundoi Eberl.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing