Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shtohen problemet për Kosovën, Elvis Rexhbeçaj rrezikon të mungojë shkaku i lëndimit

Sport  |  14.09.2026 Ora 16:37   

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm shqetësues para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, pasi mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka pësuar lëndim në këmbë. Futbollisti prizrenas u dëmtua të premten pa pasur kontakt me ndonjë kundërshtar dhe ende nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojë jashtë fushës. Sipas raportimeve nga Gjermania, testet e mëtejshme mjekësore pritet të përcaktojnë shkallën e dëmtimit, ndërsa në klub ekziston shpresa se situata nuk është aq serioze sa fillimisht është dyshuar.

Rexhbeçaj po kalonte një periudhë shumë të mirë pas rikthimit te Wolfsburgu, duke qenë titullar në pesë ndeshjet e fundit. Për shkak të lëndimit, ai rrezikon të mungojë edhe në përballjen e ardhshme të klubit ndaj Darmstadtit, ndërsa mbetet në pikëpyetje edhe për katër ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve. “Dardanët” e nisin këtë aventurë më 24 shtator ndaj Irlandës, ndaj mungesa eventuale e Rexhbeçajt do të ishte një goditje për përfaqësuesen.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing