Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot shënohen 113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Vendi  |  28.11.2025 Ora 7:43   

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Ky akt historik ishte rezultat i përpjekjeve të gjata të shqiptarëve për liri, për mbrojtjen e territorit dhe për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë i dha fund sundimit pesëshekullor osman dhe krijoi kushtet për zhvillim politik, ekonomik dhe kulturor. Ajo përfaqësoi gjithashtu një fitore ndaj synimeve të monarkive fqinje që kërkonin copëtimin e territoreve shqiptare.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë të ditur se e premtja do të jetë ditë pushimi për administratën publike, me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Në Kosovë, kjo datë ka një domethënie të veçantë, pasi shënon njëkohësisht Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing