Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryeqyteti edhe sot mbetet pa transport publik, pasi greva e punëtorëve të Trafikut Urban po vazhdon. Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, ka konfirmuar se rrugët do të mbeten të bllokuara me autobusë deri në shlyerjen e borxheve nga Komuna e Prishtinës ndaj operatorëve publikë dhe privatë.
Sipas tij, dy kërkesat kryesore janë sigurimi i fondeve për pagesa dhe garantimi i stabilitetit të shërbimeve të transportit urban. Greva ka nisur të hënën, duke pezulluar të gjitha linjat, ndërsa borxhet e Komunës ndaj Trafikut Urban arrijnë në rreth 3.2 milionë euro. Ndërkohë, kompania ka mbi 1.6 milionë euro borxh ndaj furnitorëve të derivateve.
Qytetarët tashmë për një javë po përballen me mungesë të transportit, duke kërkuar ndërhyrje të shpejtë nga institucionet për zgjidhjen e situatës.