Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një raport i publikuar nga EULEX-i ka ngritur shqetësime serioze mbi trajtimin e rasteve të keqtrajtimit nga zyrtarë policorë në Kosovë, duke bërë thirrje për vendosjen urgjente të kamerave trupore në uniformat policore, si masë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Sipas raportit, dhuna ndaj 22 viktimave ka ndodhur jashtë ambienteve të policisë, ndërsa në 11 raste brenda stacioneve policore. Gjetjet bazohen në monitorimin e 25 proceseve gjyqësore ku janë përfshirë 41 zyrtarë policorë të akuzuar dhe gjithsej 29 viktima, përfshirë tre të mitur.
EULEX thekson se hetimet për këto raste shpesh janë nisur me vonesa, duke dëmtuar disponueshmërinë e provave dhe efektivitetin e procedurave. Si zgjidhje, misioni rekomandon implementimin sa më të shpejtë të kamerave trupore, për të forcuar besimin e qytetarëve dhe mbikëqyrjen institucionale.