Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trafiku Urban kompenson ditët e humbura për biletat mujore

Vendi  |  09.12.2025 Ora 7:39   

Pas grevës 9-ditore të Trafikut Urban, qytetarëve që posedojnë bileta mujore do t’u kompensohen të gjitha ditët në të cilat nuk kanë mundur të përdorin shërbimin. Ndërmarrja njoftoi se vlefshmëria e biletave do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes në kioskat përkatëse.

Sipas ud. të kryeshefit Qendrim Vitija, rreth 50% e qytetarëve tashmë janë kompensuar. Procesi mund të kryhet në tri pika: pranë objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, në Kodrën e Diellit dhe afër nënkalimit në Bulevardin “Bill Clinton”.

Greva është zhvilluar nga 24 nëntori deri më 2 dhjetor, duke rezultuar në 9 ditë shërbim të ndërprerë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing