Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Emigrimi i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian ka vijuar me ritme të larta gjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave të Eurostat, nga viti 2008 deri në vitin 2025, shtetasit shqiptarë kanë marrë gjithsej 1,082,224 leje qëndrimi për herë të parë në vendet e BE-së.
Vetëm gjatë periudhës 2017–2025 janë dhënë rreth 573 mijë leje, duke tejkaluar numrin e lejeve të dhëna në periudhën 2008–2016.
Italia dhe Greqia vazhdojnë të jenë ndër destinacionet kryesore, por vitet e fundit Gjermania ka fituar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Në total, që nga viti 2008, Italia ka dhënë rreth 500 mijë leje qëndrimi për shqiptarët, Greqia 311 mijë dhe Gjermania 124 mijë.
Në vitin 2025, Gjermania u rendit e dyta për numrin e lejeve të reja të qëndrimit, me rreth 17 mijë leje, pas Italisë me 31.7 mijë dhe para Greqisë me 10 mijë.
Në total, gjatë vitit 2025 u dhanë 68,653 leje qëndrimi për herë të parë, 4% më shumë se në vitin 2024.
Sa i përket arsyeve të qëndrimit, 46.3% e lejeve u dhanë për arsye familjare, 29.4% për punësim dhe 0.8% për edukim.