Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Oda Ekonomike e Kosovës ka deponuar kallëzim penal ndaj kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të ZRRE-së, duke i akuzuar për moszbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë. OEK pretendon se vendimi i Gjykatës është injoruar, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare për bizneset që paguajnë deri në 200% më shumë në tregun e lirë.
ZRRE ka mohuar këto pretendime, duke deklaruar se Gjykata nuk ka kërkuar pezullimin e liberalizimit dhe se kontratat e furnizimit mbeten të vlefshme. Sipas Rregullatorit, rikthimi i bizneseve në tarifa të rregulluara do të ndikonte negativisht në rreth 750 mijë konsumatorë familjarë.
Debati vjen pas vendimit të këtij viti që detyroi rreth 1,300 biznese të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.