Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

SHBA heq rekomandimin për vaksinën kundër Hepatitit B në lindje, alarm te mjekët: Trump përshëndet vendimin

Bota  |  09.12.2025 Ora 16:45   

SHBA ka ndryshuar politikën e vaksinimit për foshnjat, pasi Komiteti Këshillimor për Praktikat e Imunizimit (ACIP) votoi heqjen e rekomandimit universal që vaksina kundër Hepatitit B të aplikohet menjëherë pas lindjes për foshnjat e lindura nga nëna negative për virusin. Vaksinimi në lindje mbetet i detyrueshëm vetëm për foshnjat e nënave pozitive, ndërsa për të tjerat vendimi do të merret nga prindërit në konsultim me mjekun dhe doza e parë mund të jepet pas moshës dy muaj.

Presidenti Donald Trump e ka mbështetur këtë vendim dhe ka nënshkruar një memorandum që kërkon rishikimin e gjithë kalendarit kombëtar të vaksinimit të fëmijëve, duke e krahasuar me praktikat e vendeve të tjera të zhvilluara. Vendimi ka ngritur alarm te ekspertët shëndetësorë, të cilët paralajmërojnë se heqja e vaksinimit universal në lindje mund të rrisë infeksionet, pasi testimi i nënave nuk është gjithmonë i plotë apo i saktë dhe infektimi i foshnjave çon në forma kronike në shumicën e rasteve. Mjekët theksojnë se politika e aplikuar që nga viti 1991 ka shpëtuar dhjetëra mijëra jetë, ndërsa ndryshimi rrezikon të dëmtojë një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik në SHBA.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing