Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vazhdon largimi i profesionistëve shëndetësor nga Kosova, Gjermania mbetet destinacion kryesor

Vendi  |  26.12.2025 Ora 7:44   

Mungesa e kushteve të punës dhe pakënaqësitë me pagat kanë bërë që edhe gjatë vitit 2025 të vazhdojë largimi i profesionistëve shëndetësor nga Kosova.
Ani pse krahasuar me vitet e kaluara vërehet një rënie e lehtë e numrit të mjekëve që po emigrojnë, Oda e Mjekëve e Kosovës vlerëson se trendi mbetet shqetësues.

Sipas nënkryetarit të Odës së Mjekëve, gjatë këtij viti rreth 90 mjekë kanë kërkuar certifikata të sjelljes së mirë për punësim jashtë vendit, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë mjekë të përgjithshëm.
Po ashtu, edhe infermierët po vazhdojnë të largohen, me mbi 190 licenca të kërkuara gjatë vitit 2025. Institucionet dhe sindikatat e shëndetësisë kërkojnë ndërmarrjen e masave urgjente, duke paralajmëruar se në të ardhmen Kosova mund të përballet me mungesë serioze të stafit shëndetësor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing