Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fillimi i mësimit shtyhet deri më 12 janar 2026 për shkak të kushteve atmosferike

Vendi  |  07.01.2026 Ora 7:51   
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se fillimi i procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë shtyhet deri më 12 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë për shkak të reshjeve të vazhdueshme, vërshimeve dhe qarkullimit të vështirësuar në shumicën e komunave të vendit, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se kushtet e njëjta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MAShTI ka bërë të ditur se pushimi dimëror do të vazhdojë edhe për dy ditë shtesë, përkatësisht më 8 dhe 9 janar, ndërsa mësimi do të rifillojë të hënën, më 12 janar 2026.

Po ashtu, është theksuar se orët e humbura mësimore do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ministria ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për bashkëpunim dhe mirëkuptim, duke ritheksuar se siguria mbetet prioritet kryesor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing