Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas Bankës Botërore, vetëm 76 për qind e të rriturve në Ballkanin Perëndimor kanë llogari transaksionesh, krahasuar me 99 për qind në Eurozonë. Ekspertët theksojnë se pagesat me para të gatshme nuk monitorohen nga autoritetet fiskale dhe kontribuojnë në shmangien e tatimeve, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme buxhetore.
Banka Qendrore e Kosovës vlerëson se ekonomia joformale ndikon drejtpërdrejt në përdorimin e cash-it, ndërsa mungesa e besimit dhe edukimit financiar mbetet sfidë. Sipas Institutit Riinvest, informaliteti në Kosovë arrin deri në 35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Institucionet financiare theksojnë se rritja e pagesave digjitale është thelbësore për modernizimin e ekonomisë, uljen e ekonomisë joformale dhe forcimin e buxhetit të shtetit.