Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rritja mujore e çmimeve është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë elektrike (8.7%), biletave të fluturimeve (8.4%), lëndëve djegëse të ngurta si druri i zjarrit dhe peleti (3.0%), perimeve (2.9%) si dhe transportit rrugor (2.2%). Rritje është shënuar edhe te veshja, mishi, produktet e qumështit dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake. Në të kundërtën, rënie mujore e çmimeve është regjistruar vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-1.3%).
Në krahasim vjetor, inflacioni prej 5.3 për qind është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të pemëve (19.0%), energjisë elektrike (18.3%), mishit (14.4%), shërbimeve të transportit personal dhe pushimeve të organizuara (13.5%). Edhe në këtë periudhë, rënie është shënuar vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-1.7%).
Ndërkaq, të dhënat vjetore tregojnë se IHÇK për vitin 2025 ka qenë mesatarisht 3.9 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2024, me rritje të theksuar të çmimeve të kafesë, çajit, kakaos, energjisë elektrike, mishit dhe shërbimeve hoteliere, ndërsa rënie vjetore është regjistruar te karburantet (-4.6%).