Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Reshjet e shumta rrisin turbullirën e ujit, në disa zona nuk rekomandohet për pije

Vendi  |  16.01.2026 Ora 7:54   

Reshjet e dendura të ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar rritje të turbullirës në liqenet akumuluese, duke ndikuar në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm. Si pasojë, në disa zona uji aktualisht nuk rekomandohet për pije dhe duhet të përdoret vetëm për nevoja teknike ose pas vlimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Qendrat Rajonale, po monitoron me intensitet të shtuar cilësinë e ujit në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, uji është i sigurt për pije në disa zona, përfshirë Shkabajn, Batllavën, Drenasin, Lipjanin, Mitrovicën, Vushtrrinë, Skenderajn, komunat veriore, si dhe Ferizajn, Shtërpcën, Gjilanin, Pejën, Junikun, Gjakovën dhe burimin “40 Bunarët” në Prizren, Suharekë e Dragash.

Ndërkohë, uji nuk rekomandohet për pije në zona si Vragoli, Miradia e Poshtme, Han i Elezit, Viti, disa pjesë të Deçanit, Malisheva dhe burimi i Jarinës në Klinë, për shkak të turbullirës së rritur.

Në Prishtinë, uji nga fabrika e trajtimit “Badoc” vazhdon të mos rekomandohet për pije. Sipas KRU “Prishtina”, situata nuk konsiderohet shqetësuese dhe pritet të stabilizohet brenda dy deri në tri ditë. Lagjet e prekura përfshijnë Mati 1, Kodrën e Diellit, Sofalinë dhe zona të tjera që furnizohen nga Liqeni i Badocit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing