Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEK operon me pesë njësi prodhuese dhe kapacitet maksimal të energjisë

Vendi  |  16.01.2026 Ora 7:57   

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se aktualisht është duke operuar njëkohësisht me pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike, duke arritur një prodhim bruto ditor prej mbi 20,000 MWh.

Sipas njoftimit, KEK zakonisht operon me katër njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave me temperatura të ulëta ka ndërmarrë masa për vënien në funksion edhe të njësisë së pestë, për të përmbushur kërkesën e shtuar për energji.

Korporata bën të ditur se gjatë periudhës nga 19 dhjetori 2025 ka arritur të operojë me pesë njësi për disa ditë, ndërsa gjatë muajit janar 2026 operimi ka qenë i vazhdueshëm, përfshirë edhe ditën e sotme.

KEK thekson se ky nivel operimi paraqet një gjendje të rrallë operative, duke marrë parasysh moshën e njësive dhe kompleksitetin teknik, ndërsa rikthimi i suksesshëm i njësive në sistem dëshmon kapacitetin profesional të stafit teknik dhe menaxhimin efikas operacional.

Sipas korporatës, sistemi aktualisht operon në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt, duke reflektuar performancë maksimale të prodhimit dhe stabilitet teknik në furnizimin me energji elektrike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing