Thinking Machines Lab, startup-i i ish-drejtoreshës ekzekutive të OpenAI, Mira Murati, po përballet me largimin e dy bashkëthemeluesve të tij. Barret Zoph, bashkëthemelues dhe CTO, u largua nga kompania, ndërsa drejtimin teknologjik e mori Soutith Chintala. Vetëm pak minuta pas njoftimit të Muratit, OpenAI konfirmoi rikthimin e Zoph, Luke Metz dhe Sam Schoenholz në ekipin e saj.
Ky zhvillim vjen më pak se një vit pas themelimit të startup-it, duke e bërë humbjen e dy bashkëthemeluesve njëkohësisht veçanërisht të rëndësishme për kompaninë. Thinking Machines ka humbur edhe figura të tjera kyçe, si Andrew Tulloch që u bashkua me Meta në tetor, duke ngritur pikëpyetje mbi stabilitetin e ekipit të profilit të lartë të mbledhur nga Murati.