Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AI zbulon një nga dobësitë më të mëdha në histori të internetit: Rrezikoheshin 70% e uebfaqeve në botë

Teknologji  |  22.10.2026 Ora 7:53   
Gjatë ditës së mërkurë, disa faqe qeveritare dhe korporative nëpër botë mbetën përkohësisht jashtë funksionit, pasi ekspertët e sigurisë përdorën inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe riparuar një dobësi kritike kibernetike që prekte rreth 70% të uebit.

Dobësitë e njohura si "PHP2Shell" u zbuluan nga ekipet e kompanive OpenAI, Wiz dhe Calif. Këto gabime në kodin e gjuhës programuese PHP – e cila përdoret gjerësisht në uebfaqe – mund t'u mundësonin hakerëve të vjedhin të dhëna sensistive si fjalëkalimet apo të marrin kontrollin e sistemeve.

Sipas hulumtuesve, inteligjenca artificiale mundësoi që një punë që më parë kërkonte muaj të tërë nga një ekip ekspertësh, të kryhej nga një studiues i vetëm brenda pak ditësh. Organizata "PHP Foundation" ka publikuar menjëhatë përmirësimin e kodit (patch) dhe po u bën thirrje të gjithë mirëmbajtësve të uebfaqeve që të përditësojnë sistemet e tyre pa vonesë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing