Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se disa kategori pensionistësh nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt në zyrat e pensioneve. Kjo përfshin përfituesit e pensioneve kontributive, parciale kontributive dhe familjare.
Pensionistët e kategorive të tjera duhet të vazhdojnë të respektojnë obligimet ligjore për paraqitje.
MFPT ka ndërmarrë masa për lehtësimin e shërbimeve, duke përfshirë ekipe mobile që shërbejnë në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, dhe thjeshtimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër.
Ministria konfirmon se qëllimi është të ofrohen shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta, duke ruajtur integritetin dhe qëndrueshmërinë e skemave pensionale.