Modeli Dacia Sandero ka konfirmuar dominimin e tij duke u shpallur për të dytin vit radhazi si vetura më e shitur në Evropë. Me 289,295 njësi të shitura në vitin 2025, Sandero ka kryesuar listat e shitjeve të makinave të pasagjerëve në të gjitha kanalet e tregut.
Që nga prezantimi në vitin 2008, janë shitur mbi 3.58 milionë Sandero në nivel global, duke e bërë atë një nga modelet më të përballueshme dhe të preferuara në kontinent.
Për vitin 2026, Dacia ka paralajmëruar përditësime për Sandero dhe Sandero Stepway, përfshirë:
Dizajn të rifreskuar me drita LED në formë ‘T’
Parakolp të ridizajnuar për pamje më të fortë
Ekran multimedial 10 inç të përmirësuar
Karikues pa tel për smartphone
Sandero vazhdon të mbetet zgjedhja kryesore për blerësit që kërkojnë çmim të arsyeshëm dhe funksionalitet praktik.