Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) ka njoftuar se ka arritur në 8.5 milion skanime dokumentesh arkivore të digjitalizuara, duke shënuar një progres të rëndësishëm në ruajtjen dhe qasjen në trashëgiminë arkivore të vendit.
Sipas agjencisë, vetëm në dy vitet e fundit janë digjitalizuar rreth 7 milion dokumente, çka ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e volumit të materialeve arkivore në format digjital. Ky progres, thuhet në njoftim, është rezultat i përkushtimit profesional, planifikimit të qëndrueshëm dhe angazhimit të vazhdueshëm të stafit.
ASHAK vlerëson se digjitalizimi i arkivave ka rëndësi strategjike për të ardhmen, duke e konsideruar atë një investim afatgjatë në trashëgiminë historike dhe institucionale të Kosovës, si dhe një shtyllë kyçe të modernizimit institucional.