Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aplikacioni mobil “Lajmëro Policinë” ka pësuar përditësim, duke marrë një pamje të re dhe duke ofruar funksionalitete shtesë për raportimin e rasteve.
Përmes këtij aplikacioni, qytetarët tani kanë mundësi të raportojnë raste edhe përmes videove, si dhe të ndjekin statusin e raportimit në kohë reale, duke rritur transparencën dhe efikasitetin e komunikimit me Policinë e Kosovës.
Aplikacioni mbetet i disponueshëm në platformat iOS dhe Android, dhe mund të shkarkohet përmes App Store dhe Play Store.
Ky përditësim synon të lehtësojë raportimin e rasteve dhe të përmirësojë ndërveprimin mes qytetarëve dhe Policisë.