Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut dhe borës, të cilat po ndikojnë në gjendjen e rrugëve në vend.
Sipas Policisë, pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht drejtuesit e automjeteve, duhet të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagura, të mbuluara me borë apo me mundësi ngricash.
Po ashtu, Policia këshillon shoferët që të jenë të pajisur me goma dhe mjete dimërore, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe vështirësitë gjatë qarkullimit.
Policia e Kosovës thekson se siguria në trafik është prioritet dhe se kujdesi i shtuar nga secili drejtues automjeti kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen e jetës dhe sigurinë rrugore.