Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kushtet dimërore: rrugët drejt kufirit kryesisht të kalueshme

Vendi  |  03.02.2026 Ora 7:33   

Reshjet e borës dhe ngricat në segmentin rrugor “Mon Balaj”, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, kanë nxjerrë në pah mospajtime institucionale lidhur me përgjegjësinë për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

Komuna e Prishtinës ka deklaruar se segmenti në fjalë është në kompetencë të nivelit qendror, pavarësisht se është intervenuar për pastrimin e borës. Në anën tjetër, Ministria në detyrë e Infrastrukturës ka reaguar duke sqaruar se rruga “Mon Balaj” është në kompetencë të plotë të Kryeqytetit, çka – sipas saj – dëshmohet edhe nga ndërhyrjet e komunës për vendosjen e pengesave rrugore.

Ministria ka theksuar se përgjegjësia e saj mbetet segmenti rrugor nga Bërnica në drejtim të Komunës së Podujevës, ku ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë.

Ndërkohë, për shkak të kushteve dimërore, qarkullimi është bërë më i vështirë në disa rrugë, veçanërisht në ato nacionale dhe rajonale. Megjithatë, sipas raportimeve zyrtare, të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Eksperti i sigurisë rrugore, Nold Dedaj, ka paralajmëruar se rrëshqitja mbetet rrezik real edhe në rrugët e pastruara nga bora, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët dhe këmbësorët.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rrugët drejt pikave kufitare janë kryesisht në gjendje të mirë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing