Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ATK rikujton obligimin për regjistrimin e bizneseve

Vendi  |  03.02.2026 Ora 7:36   

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar se regjistrimi i aktivitetit ekonomik është obligim ligjor dhe shmang pasoja financiare dhe ligjore për personat që zhvillojnë veprimtari ekonomike.

Në kuadër të projektit për formalizimin e ekonomisë dhe vendosjen e etiketave identifikuese për bizneset e regjistruara, ATK ka njoftuar se do të intensifikojë inspektimet në terren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

ATK u ka bërë thirrje personave që ende zhvillojnë aktivitet të paregjistruar që të regjistrohen vullnetarisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), para se të identifikohen nga inspektorët tatimorë.

Sipas ATK-së, gjatë inspektimeve, çdo aktivitet i paregjistruar do të përballet me masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë regjistrimin e detyrueshëm, pajisjen me numër fiskal, si dhe aplikimin e gjobave dhe sanksioneve ligjore.

Administrata Tatimore ka theksuar se regjistrimi vullnetar shmang penalitetet dhe kontribuon në krijimin e një konkurrence të drejtë në treg. Po ashtu, tatimpaguesit e regjistruar janë ftuar të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në sistemin tatimor, duke paralajmëruar se mospërditësimi përbën shkelje ligjore.

ATK ka ritheksuar përkushtimin e saj për luftimin e ekonomisë joformale dhe ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing