Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEK: Ndalohet përkohësisht Njësia A5 për shkak të rrjedhjes në sistemin gypor

Vendi  |  03.02.2026 Ora 7:37   

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se Njësia A5 është ndalur nga operimi mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në sistemin gypor.

Sipas njoftimit zyrtar, rrjedhja është konstatuar në ekranet e njësisë, në kuotën 10–15 metra, ndërsa ndalja është realizuar në përputhje të plotë me standardet teknike dhe operative të sigurisë, me qëllim të parandalimit të defekteve të mundshme dhe kryerjes së sanimeve të nevojshme.

KEK ka bërë të ditur se, pavarësisht ndaljes së Njësisë A5, prodhimi i energjisë elektrike po vazhdon sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2.

Në njoftim thuhet se në kushte të zakonshme operimi, korporata funksionon me katër njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave me kërkesë të rritur ka angazhuar maksimalisht edhe njësinë e pestë. Gjithashtu, theksohet se gjatë këtij viti KEK ka funksionuar me pesë njësi prodhuese për më shumë se 25 ditë, duke shënuar nivelin më të lartë operativ që nga viti 2006.

KEK ka bërë të ditur se pas përfundimit të sanimit, Njësia A5 do të rikthehet në operim, duke theksuar përkushtimin e korporatës për operim të sigurt, stabil dhe efikas të kapaciteteve prodhuese, në funksion të garantimit të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik të vendit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing