Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Cilësia e ajrit në Prishtinë mbetet mesatarisht e dëmshme

Vendi  |  03.02.2026 Ora 7:38   

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po vazhdon të përballet me cilësi jo të mirë të ajrit.

Sipas të dhënave të fundit nga platforma “IQ Air”, Kosova mbrëmë është renditur në vendin e 44-të në botë për nga cilësia e ajrit, ndërsa niveli i grimcave të dëmshme PM në Prishtinë ka arritur vlerën 83 njësi.

Kjo vlerë klasifikohet si mesatarisht e dëmshme për shëndetin e njeriut, me ndikim më të theksuar te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje të frymëmarrjes.

Institucionet dhe ekspertët rekomandojnë kufizimin e aktiviteteve të panevojshme në ambiente të hapura dhe marrjen e masave mbrojtëse, veçanërisht në periudhat me ndotje të shtuar të ajrit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing