Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mot me vranësira dhe intervale me diell, ka mundësi edhe për shi

Vendi  |  04.02.2026 Ora 7:27   
Të mërkurën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje vonë pritet intensifikim i reshjeve me karakter lokal, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore. Gjatë kësaj periudhe pritet edhe depërtimi i grimcave të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet e shiut do të jenë të përziera me baltë, ndërsa në zonat malore pritet të bie e ashtuquajtura “borë e kuqe”.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, sidomos rajoni i Prishtinës, me shpejtësi prej 17-70 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 12°C. /MeteoKosova/
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing