Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rënie e lindjeve në QKUK: Sociologët paralajmërojnë fazë kritike demografike në Kosovë

Vendi  |  04.02.2026 Ora 7:37   
Viti 2022 ka shënuar numrin më të lartë të lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Megjithatë, gjatë vitit 2023 është vërejtur një rënie e ndjeshme e këtij trendi.

Sipas të dhënave, në vitin 2023 janë regjistruar rreth 1,400 lindje më pak krahasuar me vitin paraprak, ndërsa për të njëjtën periudhë kohore kanë lindur 1,342 foshnje më pak.

Sociologët theksojnë se përveç faktorëve socio-ekonomikë, ndikim të madh në uljen e natalitetit ka edhe mungesa e politikave mbështetëse për gratë në tregun e punës. Sociologia Flaka Ymeri vlerëson se pushimi aktual i lehonisë nuk i përgjigjet nevojave reale të grave të punësuara, ndërsa gratë në fazat e hershme të shtatzënisë shpesh përballen me pengesa në punësim.

Për të nxitur rritjen e natalitetit, ekspertët po kërkojnë modifikimin e pushimit të lehonisë, duke përfshirë edhe baballarët në këtë proces.

Në anën tjetër, sociologu Besim Gallopeni paralajmëron se Kosova ndodhet në një fazë shumë kritike demografike, e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing