Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Vendi  |  04.02.2026 Ora 7:40   
Kolektivi Feminist dhe iniciativa Përpjekja kanë bërë thirrje për organizimin e një proteste kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Sipas organizatorëve, protesta do të mbahet këtë të premte nga ora 13:00, duke nisur pranë ndërtesës së KEDS-it dhe duke vazhduar drejt Qeverisë së Kosovës.

Thirrja për protestë vjen pas kërkesës së KESCO-s drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 21 për qind, kërkesë e cila aktualisht është në proces shqyrtimi nga ZRRE-ja.

Organizatorët kanë kritikuar KEDS-in dhe ZRRE-në për, siç thonë ata, shtrenjtimin e vazhdueshëm të faturave të energjisë në kurriz të qytetarëve. Sipas tyre, që nga viti 2022 çmimi i energjisë elektrike është rritur çdo vit, ndërsa për këtë vit paralajmërohet një rritje e re rreth 20 për qind, pas shtrenjtimit prej 16.1 për qind në vitin e kaluar.

Aktivistët vlerësojnë se qytetarët po përballen jo vetëm me koston e energjisë, por edhe me pasojat e humbjeve dhe keqmenaxhimit, në një kohë kur ndërprerjet e rrymës dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të jenë problem i përditshëm.

Ata kërkojnë refuzimin e kërkesës për rritje të çmimeve, nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike dhe përmbushjen e kërkesave të sindikatës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing