Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Alarm për faturat e energjisë, organizohet protestë në Prishtinë

Vendi  |  06.02.2026 Ora 9:23   

Dy organizata të shoqërisë civile kanë njoftuar se sot do të organizojnë një protestë si reagim ndaj paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, të cilin e vlerësojnë si vendim të padrejtë dhe me pasoja të rënda për qytetarët e Kosovës.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, së bashku me organizatën “Përpjekja”, kanë bërë të ditur se tubimi do të nisë në orën 13:00 pranë objektit të KEDS-it, për të vazhduar më pas me marshim drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në deklaratën e publikuar, organizatat theksojnë se që nga viti 2022 familjet kosovare janë përballur me rritje të njëpasnjëshme të faturave të energjisë, të cilat, sipas tyre, janë miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në favor të kompanisë KEDS, duke anashkaluar interesin publik.

Ato vlerësojnë se konsumatorët po bartin barrën e humbjeve dhe keqmenaxhimit të kompanisë private, ndërkohë që vazhdojnë të përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë, mungesë të ngrohjes gjatë dimrit dhe rritje të përgjithshme të kostos së jetesës.

Organizatat rikujtojnë se vitin e kaluar është aprovuar një rritje prej 16.1%, ndërsa për këtë vit po diskutohet një shtrenjtim tjetër rreth 20%, që sipas tyre është i papërballueshëm për qytetarët. Sipas reagimit, KEDS përfiton nga blerja e energjisë me çmime të ulëta nga Korporata Energjetike e Kosovës, për ta shitur më pas me çmime të larta tek konsumatorët.

Në fund, ato u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se angazhimi qytetar është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesit publik dhe kundërshtimin e praktikave që, sipas tyre, prej vitesh po dëmtojnë sektorin e energjisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing