Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe reshje shiu në disa zona.
Të hënën parashihet mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 10 gradë.
Të martën moti do të jetë i vranët me intervale me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë, kurse maksimalet nga 5 deri në 9 gradë Celsius.
Ditën e mërkurë, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale dielli. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Edhe të enjten dhe të premten parashihet mot i vranët, me riga shiu vende-vende. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 12 gradë Celsius.