Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar disa njoftime lidhur me praninë e toksinës Cereulide në produkte të qumështit formulë për foshnje të markës Aptamil.
Sipas AUV-së, njoftimet kanë të bëjnë me produkte të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë, të cilat konsiderohen me nivel serioz rreziku për shëndetin. Për këtë arsye, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k. nga Vushtrria, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu i Kosovës.
AUV u bën thirrje të gjitha bizneseve që të ndërpresin menjëherë shitjen e produkteve të prekura, ndërsa konsumatorët që i posedojnë ato të mos i përdorin dhe t’i kthejnë në pikat përkatëse të shitjes.