Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Protestë në ShFMU “Pavarësia”: Dy orët e para mësimore nuk do të mbahen sot

Vendi  |  10.02.2026 Ora 7:49   

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve kanë reaguar pas incidentit të së hënës në këtë institucion arsimor, duke njoftuar se të hënën, më 10 shkurt 2026, dy orët e para mësimore nuk do të zhvillohen.

Sipas deklaratës së përbashkët, të gjithë mësimdhënësit do të jenë të pranishëm në shkollë nga ora 08:00, por mësimi do të fillojë nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt. Ndërrimi i pasdites do ta zhvillojë procesin edukativo-arsimor normalisht.

Siç thuhet në njoftim, protesta organizohet si reagim ndaj veprimeve të dhunshme, fyerjeve dhe ofendimeve ndaj mësimdhënësve, të cilat, sipas tyre, cenojnë autoritetin profesional, sigurinë dhe dinjitetin e stafit arsimor, si dhe dëmtojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Nga ShFMU “Pavarësia” theksohet se ky fenomen nuk është i izoluar dhe se përmes kësaj proteste synohet ngritja e zërit dhe kërkimi i angazhimit serioz institucional dhe shoqëror për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria janë duke e trajtuar rastin e raportuar të dhunës në këtë shkollë, ku është iniciuar rast penal për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing