Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur xhudistin Akil Gjakova të pafajshëm për akuzat e dhunës në familje që datonin nga viti 2024.
Gjakova ishte dorëzuar në Polici në prillin e vitit 2024, pasi u shpall në kërkim pas akuzave të bashkëshortes së tij.
Vendimi i gjykatës u mor pas shqyrtimit gjyqësor, duke e liruar nga aktakuza në bazë të nenit 363 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Shpenzimet e procedurës do të mbulohen nga buxheti i gjykatës, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore ta ndjekë në procedurë civile.
Ndërkohë, Gjakova po vazhdon karrierën e tij sportive, me synimin që të sjellë medalje të reja për Kosovën në garat ndërkombëtare.
Ky vendim i gjykatës i jep fund një periudhe të vështirë për sportistin, duke e rikthyer fokusin tek suksesi i tij në xhudo.