Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prishtina ka shënuar fitore minimale, 1 me 0, në udhëtim ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rin Ahmeti në minutën e 49-të, pas asistimit të Leotrim Kryeziut, ndërsa pas rishikimit nga VAR-i, realizimi u konfirmua. Prishtina luajti me një futbollist më pak nga minuta e 76-të, por arriti ta ruante epërsinë. Megjithatë, pas ndeshjes, sipas raportimit të Telegrafit, disa tifozë të irrituar të Ballkanit sulmuan fizikisht një futbollist të ri të Prishtinës, i cili ndodhej në tribuna dhe nuk kishte luajtur në këtë takim. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së disa zyrtarëve të klubit kryeqytetas. Incidenti e zbehu fitoren sportive dhe riktheu vëmendjen te problemi i dhunës në futboll.