Futbollisti kosovar Baton Zabërgja po vazhdon me paraqitje të mira në futbollin ukrainas, duke shënuar golin e gjashtë këtë sezon në kampionat. Sulmuesi realizoi të hënën në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Livyi Bereg, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së Ukrainës. Zabërgja shënoi në minutën e 36-të, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të vazhdonte rrugën drejt fitores. Futbollisti 25-vjeçar qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të, ndërsa bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, u aktivizua në minutën e 70-të. Përveç gjashtë golave, Zabërgja ka regjistruar edhe një asistim në kampionat. Ndërkohë, në Kupën e Ukrainës, ai ka realizuar edhe dy gola dhe ka dhënë tri asistime.