Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndeshja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet sipas planit, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Francë. Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, duke theksuar se shtyrja e takimit nuk është në shqyrtim dhe se as ndeshjet e tjera të garës evropiane nuk janë në rrezik. Kërkesa për shtyrje ishte bërë nga një përfaqësues i sindikatës së policisë, për shkak të situatës së tensionuar në vend. Përballja në stadiumin “Parc des Princes” është e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës, ndërsa të dyja skuadrat kanë regjistruar nga dy fitore në dy ndeshjet e para. Barcelona përballet me mungesa në mbrojtje, pasi Jules Koundé dhe Eric Garcia janë jashtë, ndërsa Gerard Martín ka shqetësime fizike. PSG-ja, nga ana tjetër, do të jetë pa mbrojtësin Nuno Mendes. Për Barcelonën, sfida vjen gjithashtu përpara përballjes së rëndësishme ndaj Real Madridit në “El Clasico”.