Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Premier League do të nisë sezonin e ardhshëm shërbimin e saj zyrtar të transmetimit online, të quajtur “Premier League Plus”, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm nga modeli tradicional i shitjes së të drejtave televizive.
Platforma, e cila fillimisht do të lançohet në Singapor, do t’u mundësojë përdoruesve të shikojnë të gjitha 380 ndeshjet e sezonit, si dhe përmbajtje shtesë, analiza dhe kanal 24/7.
Ky model nuk do të ndikojë në marrëveshjet ekzistuese me transmetues si Sky Sports dhe TNT Sports në Mbretërinë e Bashkuar, ku paketa aktuale e të drejtave televizive kap vlerën rekord prej 6.7 miliardë funtesh.
Liga ka bërë të ditur se do të monitorojë suksesin e platformës në Singapor dhe, nëse rezulton e suksesshme, mund të zgjerohet edhe në tregje të tjera ndërkombëtare.
Liga të tjera sportive si NFL, NBA dhe Formula 1 tashmë operojnë me modele të ngjashme, duke synuar kontroll më të madh mbi shpërndarjen e përmbajtjes dhe rritjen e të ardhurave direkte nga abonentët.