Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Michael B. Jordan surprizon: mposht Timothee Chalamet dhe çon “Sinners” drejt triumfit në Actor Awards 2026

Film  |  02.03.2026 Ora 16:22   

Actor Awards 2026, surpriza e madhe erdhi nga Michael B. Jordan, i cili fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë në Rol Kryesor me interpretimin e tij në filmin horror “Sinners”. Ai mposhti favoritin kryesor Timothée Chalamet, i cili kishte triumfuar më herët në Critics Choice Awards dhe Golden Globe Awards.

Jordan, 39 vjeç, u shfaq i emocionuar dhe i përlotur teksa mori trofeun, ndërsa Chalamet u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, së bashku me Gwyneth Paltrow. Nëna e aktorit, Donna Jordan, u pa e tronditur nga gëzimi. Në fjalimin e tij, Michael falënderoi nënën me fjalë prekëse, duke kujtuar sakrificat e saj: “Mami, faleminderit që më çoje me makinë vajtje‑ardhje për në New York, kur nuk kishim para të mjaftueshme për të kaluar nëpër Tunelin Holland”.

Triumfi i tij nuk u ndal vetëm te çmimi individual. Filmi “Sinners”, i shkruar dhe drejtuar nga Ryan Coogler, fitoi edhe çmimin për Ansamblin më të Mirë, duke lënë pas produksione të fuqishme si “Frankenstein”, “Hamnet”, “Marty Supreme” dhe “One Battle After Another”.

Ky sukses e vendos Michael B. Jordan dhe ekipin e “Sinners” në qendër të vëmendjes së industrisë së filmit, duke e kthyer mbrëmjen në një moment historik për karrierën e tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing